Gerhard Progni ka qenë një nga golashënuesit e derbit ndërmjet Dritës dhe Gjilanit që u zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Sulmuesi shqiptar realizoi gol mjeshtëror nga gjuajtja e lirë në minutën e 66-të, shkruan Demokracia.com.
Për Prognin, pikët e fituara ndaj rivalit të përbetuar janë më të rëndësishme se goli i tij.
“Goli ishte i veçantë, kemi bërë krenarë të gjithë tifozët që kanë ardhur dhe ata që kanë qenë në Gjilan. Rëndësi më shumë kanë pikët e plota sesa goli i shënuar”, tha Progni për Art Sport pas ndeshjes.
“Kjo fitore do të na jap edhe më shumë motiv dhe do të na ndihmoj nga ana psikologjike. Kemi bërë ndeshja të mira por nuk kemi arritur te rezultat pozitive. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për të vazhduar ecurinë në kampionat”, shtoi ai.
Gjilani me këto tre pikë pozicionohet në vendin e pestë me nëntë pikë. /Demokracia.com