Sport
Munishi pasi mposhti Dritën: Unë jam Mourinho i Superligës
Demokracia
17:37 | 26 Shtator 2021

Share:

Gjilanit i ka takuar derbi i madh lokal kundër Dritës e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Kuqebardhët” arkëtuan pikët e plota falë fitores 0-2, në një ndeshje ku golat u shënuan në fraksionin e dytë, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas ndeshjes e vlerësoi veten si “Jose Mourinho i Superligës”.

“Kemi pasur ndeshja që i kemi luajtur më mirë se sot dhe nuk kemi arritur të fitojmë. Por kur angazhohet kështu skuadra vjen rezultati. Puna që kanë bërë lojtarët në fushë solli rezultatin e kësaj ndeshje”, tha Munishi për Art Sport.

“Unë jam Jose Mourinho në këtë ligë, kanë ardhur e kanë shkuar shumë trajnerë por unë jam këtu. Dimë të rikthehemi, jemi luftëtar. Kemi pas presion të rezultateve pas disa ndeshjeve jo të mira”, deklaroi Munishi, ndër të tjera.

Gjilani me këtë fitore renditet në pozitën e pestë me nëntë pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme