Gjilani ka marrë “shtafetën” e qytetit. “Kuqebardhët” triumfuan në derbin e zjarrtë me Dritën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të besuarit e trajnerit, Ismet Munishi iu mjaftuan dy gola në pjesën e dytë për ta fituar derbin lokal, raporton Demokracia.com.
Sulmuesi shqiptar, Gerhard Progni e ekzekutoi një goditje të lirë në mënyrë mjeshtërore në minutën e 66-të për ta zhbllokuar rezultatin.
Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Shend Kelmendi pas një kundërsulmi realizoi për epilogun përfundimtar.
Pjesa e parë e takimit u mbyll 0-0, ndërsa vetëm disa minuta pasi u mbyll fraksioni i parë dy tifozeritë u përplasen mesvete.
Intelektualët e Dritës zbritën në fushë dhe shkuan në drejtim të atyre të Gjilanit e ku nuk munguan as grushtet.
Gjilani me këtë fitore është në vendin e pestë me nëntë pikë, derisa Drita zbret në pozitën e tretë me 11 pikë. /Demokracia.com