Sport
Policia arrinë në stadium, pas përleshjes ndërmjet tifozëve të Dritës dhe Gjilanit
Demokracia
16:19 | 26 Shtator 2021

Share:

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arritur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ndeshjen derbi mes Dritës dhe Gjilanit.

Situata në stadium eskaloi me t’u mbaruar pjesa e parë, ku dy tifozeritë u përplasën me njëra-tjetrën e ku nuk munguan as grushtet, raporton Demokracia.com.

Ishin pjesëtarët e sigurimit të ndeshjes ata që intervenuan për të qetësuar situatën, e me ç’rast një prej tyre u lëndua dhe iu dha ndihma mjekësore.

Futbollistët e Gjilanit nuk kanë dalur ende në fushë, derisa sipas informacioneve nuk po pranojnë të luajnë pjesën e dytë pasi sipas tyre nuk ka siguri.

Gazeta iu sjell pamjet kur Policia e Kosovës arrinë në stadium. /Demokracia.com

Të ngjashme