Sport
Çfarë po ndodh në Prishtinë: Lojtarët e Gjilanit nuk dalin në fushë në pjesën e dytë
Demokracia
16:13 | 26 Shtator 2021

Share:

Ende nuk ka nisur pjesa e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” në derbin mes Dritës dhe Gjilanit.

Për momentin në fushë janë vetëm disa lojtarë të Dritës të cilët po kryejnë nxehjet, ndërsa ata të Gjilanit janë futur në dhomat e zhveshjes, raporton Demokracia.com.

Skuadra e Gjilanit sipas informacioneve nuk po pranon të dal në fushë, për shkak se sipas tyre nuk ka siguri pas përleshjes mes tifozerive.

LEXO EDHE: Eksalon situata në Prishtinë, “Intelektualët” dhe “Skifterat” përleshen mesvete.

Me të mbaruar pjesa e parë në “Fadil Vokrri” dy tifozeritë u përleshen mesvete.

Intelektualët dhe Skifterat shkëmbyen grushte me njëri-tjetrin, derisa një pjesëtar i sigurimit pësoi lëndime me ç’rast iu desh ndihma mjekësore.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa nuk kishte asnjë incident. /Demokracia.com

Të ngjashme