Lajme
Për herë të parë në dy dekada, vitin e kaluar nuk u vra asnjë ushtar amerikan në Afganistan
Demokracia
19:59 | 12 Shkurt 2021

Share:

Ushtria amerikane ka kaluar një vit të plotë pa një vdekje të vetme luftarake në Afganistan për herë të parë në 20 vjet, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Rreshterët e Klasit të Parë, Javier Gutierrez, dhe Antonio Rodriguez, ishin dy amerikanët e fundit që vdiqën ndërsa luftuan në këtë vend.

Talibanët kanë thënë se mund t’i sulmojnë pjesëtarët e ushtrisë amerikane nëse presidenti Biden vendos të mbajë forcat në zonë përtej afatit të majit kur parashihet tërheqja e të gjitha trupat amerikane në Afganistan.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, bisedoi me këshilltarin afgan të Sigurisë, Hamdullah Mohib, më 22 janar, dhe tha se Administrata e Biden-it do të rishikojë marrëveshjen SHBA-Taliban të Administratës Trump të shkurtit të vitit 2020, tha Shtëpia e Bardhë në një njoftim për shtyp.

Janë rreth 2500 trupa të mbetura në Afganistan, ndërkaq marrëveshja midis Talibanëve dhe ish-presidentit Trump thotë se të gjitha trupat duhet të tërhiqen deri në maj të këtij viti./Demokracia.com.

Të ngjashme