Pas përfundimit të pjesës së parë në derbin Drita – Gjilani, dy tifozeritë janë përfshirë në një rrahje në stadium.
Ishin disa tifozë të Dritës që zbritën në fushë dhe filluan të vrapojnë në drejtim të pjesës së tribunës së kundërshtarëve, raporton Demokracia.com.
“Skifterat” në anën tjetër reaguan duke vrapuar në drejtim të tyre. Shkëmbime të grushtave kishte ndërmjet dy tifozerive.
Demokracia ka siguruar pamjet e para të fillimit të këtij incidenti.
Një pjesëtar i sigurimit u lëndua gjatë përleshjes së tifozëve, andaj po i jipet edhe ndihma mjekësore.
Kujtojmë se pjesa e parë përfundoi baras 0-0. /Demokracia.com