Oleksandr Usyk ka shënuar një nga befasitë më të këndshme në boks, duke fituar titujt e unifikuar botërorë IBF, WBO dhe WBA, pasi mposhti me pikë pas 12 rundeve tashmë ish-kampionin
Anthony Joshua në kategorinë e peshave të rënda.
Joshua ishte favorit por nuk ia doli duke pësuar kështu humbje dhe duke i dëshpëruar tifozët e vetë pasi meçi u mbajtë në Londër.
Boksieri ukrainas e nisi furishëm meçin dhe fitoi tri rundet e para, më pas Joshua u këndell dhe ishte më i mirë në rundin e katërt dhe të pestë.
Por nga rundi i shtatë, Usyku dominoi meçin dhe fituesi në fund nuk ishte i diskutueshëm, pasi 34-vjeçari fitoi me shumicën e pikëve nga gjyqtarët. Për Joshuan, kjo është humbja e dytë në karrierë profesioniste, ndërkaq numëron edhe 24 fitore. /Demokracia.com