Lajme
Këto janë ndryshimet e reja në kategorizimin e komunave sipas zonave
Demokracia
16:46 | 12 Shkurt 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në zonën e kuqe për shkak të rasteve me Covid-19 janë Prishtina, Fushë-Kosova, Obiliqi dhe Zveçani.

MSH përmes një njoftimi për media bën të ditur se bazuar në numrin javor të rasteve të SARS-COV 2 në 100.000 banorë, IKSHPK ka bërë sot rangimin e komunave sipas zonave, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Në zonën e kuqe janë 4 komuna:

Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani.

Në zonën e verdhë janë  9 komuna:

Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi.

Në zonën e gjelbër janë 25 komuna:

Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.

Ndryshimet:

Obiliqi nga e verdha kalon në të kuqen.

Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën.

Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën.

Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën.

Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën.

Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën./Demokracia.com/

Të ngjashme