Lajme
Biden jep lajmin e mirë: Kemi blerë vaksina mjaftueshëm për të gjithë amerikanët
Demokracia
16:48 | 12 Shkurt 2021

Share:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë siguruar vaksinat për të gjithë qytetarët amerikanë.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i ri Shteteve të Bashkuara Joe Biden, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan Demokracia.com

Ai ka shkruar ekipi i tij ka rritur dërgesat javore dhe ka bërë të mundur blerjen e vaksinave për të gjithë amerikanët.

Presidenti ka kujtuar se para tre javëve Amerika nuk kishte plan e as furnizime të mjaftueshme për të vaksinuar pjesën më të madhe të vendit.

“Kur mora detyrën tre javë më parë, Amerika nuk kishte një plan ose furnizime të mjaftueshme për të vaksinuar pjesën më të madhe të vendit. Por ekipi im ka të drejtë të punojë, ne kemi rritur dërgesat javore të vaksinave me gati 30 % dhe kemi blerë vaksina të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë amerikanët.”, ka shkruar presidenti./Demokracia.com

https://www.facebook.com/POTUS/posts/127726642637206

 

Të ngjashme