Vedat Muriqi është njëri nga futbollistët më të vlerësuar te Lazio në Serie A, transmeton Demokracia.com
Megjithatë, një deklaratë shumë e fortë ka ardhur sot nga ana e zyrtarit të Galatasarayt, Abdurrahim Albayrak i cili flet për të kaluarën e sulmuesit të Kosovës.
Albayrak ka zbuluar se Vedat Muriqi kërkonte me çdo kusht që të transferohej te Galatasaray, por më pas vendosi për kalimin tenë rivalët e përjetshëm, Fenerbahce, atje ku shpërtheu me golat e shënuara dhe fitoi zemrat e tifozëve.
“Kam edhe disa fotografi të cilat nuk i shpërndaj, që nuk kam për t’ia dhënë askujt.
Mert Hakaj dhe Vedat Muriqi duke qarë te shpatullat e mia deri në 2 të mëngjesit”, u shpreh Albayrak. Këto fjalë tregojnë prapaskenën e lëvizjes së sulmuesit shqiptar te Fenerbahce dhe kjo ka sjellë polemika të mëdha. /Demokracia.com