Sot është marrë vendim i ri sa i përket rregullave kundër COVID-19 dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për lehtësim të masave.
Sa i përket pranisë së shikuesve nëpër stadiume, tani është rritur deri në 10 për qind të kapaciteteve.
“Aktivitetet sportive mund të kenë prani të shikuesve deri në 10 përqind të kapaciteteve, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen”, thuhet në njoftim e Qeverisë.
Masat e reja lehtësuese do të hynë në fuqi nga 27 shtatori, që nënkupton se derbi mes Dritës dhe Gjilani do të luhet me vetëm 5 për qind të kapaciteteve. /Demokracia.com