Partia Socialdemokrate ka mbajtur një tjetër aksion përmes së cilit kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin e kanë quajtur “lider suprem”.
Aktivistët e PSD-së kanë publikuar në rrjete sociale fotografi nga ky aksion, përcjell Demokracia.com.
“Një aeroplan lodër fluturon. Shikojeni qiellin! Kërkoni idetë! Atëherë do ta shihni mbretin cullak. “, thuhet mes tjerash përkrah fotografisë së publikuar.
Postimi i plotë:
Një aeroplan lodër fluturon e tregon. Zhytja e thellë aty ku gëlon propaganda mbytëse krijon univers paralel, pa kohë e hapësirë.
Një aeroplan lodër fluturon. Qielli do të mbetet i hapur, pa skaj, sepse liria është kushti njerëzor. Idetë e reja nuk do të mbarojnë sa t’ketë njerëzi. Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes.
Kritika protestuese që kërkon liri e gjenë gjithmonë rrugën e vet. Edhe kur regjimi ka pushtuar e mbërthyer çdo skutë, një formë e re do të gjendet. Ka qenë kështu edhe në distopitë më të errëta totalitare.
Një aeroplan lodër fluturon. Shikojeni qiellin! Kërkoni idetë! Atëherë do ta shihni mbretin cullak./Demokracia.com/
Një aeroplan lodër fluturon e tregon. Zhytja e thellë aty ku gëlon propaganda mbytëse krijon univers paralel, pa kohë e…
Posted by Natyra Kuçi on Friday, February 12, 2021