Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se është dorëzuar kallëzimi penal ndaj një zyrtari të lartë të LDK-së, për vrasjen e aktivistit Astrit Dehari.
Sidoqoftë, Gashi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kallëzimi penal do të publikohet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Kallëzimi penal kundër zyrtarit të ‘lartë’ të LDK-së do të publikohet me 15 shkurt 2021 pas fitorës në referendumin për VETËVENDOSJE!”, ka thënë Gashi.
Postimi i plotë:
Ne nuk jemi si ata!
Me kërkesë të familjes së Astrit Deharit, e për shkak se z.Avni Dehari është kandidat për deputet në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Kallëzimi penal kundër zyrtarit të ‘lartë’ të LDK-së do të publikohet me 15 shkurt 2021 pas fitorës në referendumin për VETËVENDOSJE!./Demokracia.com/
Ne nuk jemi si ata!
Me kërkesë të familjes së Astrit Deharit, e për shkak se z.Avni Dehari është kandidat për deputet…
Posted by Tomë V. Gashi on Friday, February 12, 2021