Sport
Kjaer e pranon: Ditët nuk kalojnë pa e menduar rastin e Eriksenit
Demokracia
18:23 | 22 Shtator 2021

Share:

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer është rikthyer sërish për të folur në lidhje me rastin që i kishte ndodhur Christian Eriksenit.

Eriksen ra në fushë pa ndjenja pasi kishte pësuar një sulm në zemër gjatë ndeshjes së parë të Danimarkës kundër Finlandës në “Euro2020”, shkruan Demokracia.com.

Kjaer, që ishte kapiten i Danimarkës ka pranuar se nuk i kalojnë shumë ditë pa menduar për atë rast.

32-vjeçari ishte konsideruar hero për veprimet e tij të shpejta duke ndihmuar Eriksenin në momentet e para pas rënies në tokë.

“Ka një ditë, ndoshta dy, që kalon kur nuk e mendoj. Jo më shumë se kaq”, rrëfeu Kjaer për Sport Bild.

“Është bërë pjesë e jona. Kur luajtëm kundër Skocisë në kualifikueset e Kupës së Botës, hymë në stadium në rrethana normale, por kujtimet e këqija na u rikthyen përsëri”, tha Kjaer.

Gjendja e Eriksenit u përmisua me t’u dërguar në spital, ndërsa tashmë ai është zgjuar dhe po punon për një rikthim në fushë. /Demokracia.com

Të ngjashme