Sport
Prokuroria bën thirrje për ndalim pesëvjeçar në stadium dhe burgim për tifozin që sulmoi Payetin
Demokracia
18:05 | 22 Shtator 2021

Share:

Mediat franceze raportojnë se prokurori ka bërë thirrje kundër tifozit që goditi futbollistin francez, Dimitri Payetin gjatë trazirave në takimin Nice – Marseille të dënohet me burgim prej gjashtë muajsh dhe pesë vite të mos lejohet të hyjë në stadium.

Tifozi i quajtur Tony, doli në gjyq këtë të mërkurë para gjykatës në Nice së bashku me avokatin e tij, përcjell Demokracia.com.

Vendimi përfundimtar nga gjykata do të merret më 30 shtator të këtij viti.

Ndeshja Nice-Marseille ishte përcjellur me dhunë pasi disa tifozë të Nices zbritën në fushë dhe sulmuan disa nga lojtarët mysafirë, përfshirë mesfushorin Dimitri Payet. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme