Mesfushori kolumbian, James Rodriguez do ta vazhdojë karrierën e tij në Katar, gjegjësisht tek skuadra e Al-Rayyan.
Kjo është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit nga Katari përmes një video të publikuar, shkruan Demokracia.com.
James Rodriguez u largua nga Evertoni, për shkak se trajneri, Benitez nuk e kishte në planet e tij. Kontrata e kolumbianit me klubin nga Liverpool skadoi në fund të edicionit.
Rodriguez ishte senzacioni i Kampionatit Botëror 2014 me Kolumbinë, ndërsa po atë vit Real Madridi kompletoi transferimin e tij nga Monaco.
Pas “mbretërve”, 30 vjeçari karrierë ka bërë edhe te Bayerni. /Demokracia.com