Sport
Formacionet zyrtare: Juventusi në kërkim të fitores së parë, përballet me Spezian
Demokracia
17:37 | 22 Shtator 2021

Share:

Juventusi do ta kërkojë fitoren e parë në xhiron e pestë në elitën e futbollit italian sonte kundër Spezias.

“Zonja e Vjetër” që regjistron fillimedicionin më të keq në 60 vitet e fundit do të futet me tërë “artilerinë” për t’u kthyer në Torino me triumf, shkruan Demokracia.com.

Spezia që fitoren e parë e arriti xhiron e kaluar ndaj Venezias, synon ta vazhdojë ritmin edhe kundër “Bianconerëve”.

Përballja mes Spezias dhe Juventusit luhet në stadiumin “Alberto Picco” dhe fillon nga ora 18:30.

Formacionet zyrtare:

Spezia: Zoet; Amian, Nikolaou, Hristov, Sergi Ferrer; Bastoni, Bourabia; Verde, Maggiore, Gyasi; Antiste

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, De Sciglio; Chiesa, Bentancur, Rabiot, McKennie; Dybala, Kean. /Demokracia.com

Të ngjashme