Derby County, skuadra angleze e futbollit që drejtohet nga legjenda angleze, Wayne Rooney është dënuar rëndë nga Federata angleze.
Klubi anglez është penalizuar me 12 pikë në kategorinë e dytë të futbollit anglez, shkruajnë mediat angleze, përcjell Demokracia.com.
Kjo për shkakun se klubi anglez paraqiti kërkesën për falimentim, e cila rezultoi me dënim prej 12 pikësh në renditje.
Derby County tani ndodhet në vendin e fundit me -2 pikë në tabelën e klasifikimit në Championship.
“Unë mund të konfirmoj që Andrew Andronikou, Carl Jackson dhe unë jemi emëruar bashkëdrejtues të Klubit të Futbollit të Derby County nga kjo ditë e tutje,” shkroi Andrew Hosking, i cili do të jetë përgjegjës për përpjekjen për të shpëtuar klubin.
“Objektivat tanë të menjëhershëm janë të sigurojmë që klubi të luajë të gjitha ndeshjet e tij të Kampionatit këtë sezon dhe të gjejmë investitorë për të mbrojtur klubin dhe punët e punonjësve të tij”, shtuan ata.
Derby County është në krizë të thellë financiare për shkak të pandemisë më COVID-19. /Demokracia.com