Sport
“Shpërthen” dhuna pas takimit Fiorentina – Inter, tifozeritë u përleshën ashpër mesvete
Demokracia
16:13 | 22 Shtator 2021

Share:

Tifozët e Fiorentinës dhe ata të Interit janë përleshur ashpër pas përfundimit të ndeshjes.

“Neurazzurët” triumfuan 1-3 ndaj Fiorentinës në stadiumin “Artemio Franchi” në Firence, shkruan Demokracia.com.

Tifozeritë e dy skuadrave respektive janë përleshur në rrugët e qytetit me të mbaruar takimi, njofton Footballitalia e cila ka publikuar edhe pamjet.


Stadiumet e Serie A u rihapën me gjysmën e kapacitetit pas pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe kishte rreth 16 mijë tifozë që ndoqën ndeshjen në Artemio Franchi të martën. /Demokracia.com

 

Të ngjashme