Para dy ditëve në Gjilan, punëtorja në market ka raportuar se një person ka bërë pagesë me kartëmonedhë të falsifikuar.
Policia e Kosovës ka raportuar se në mbrëmjen e së mërkurës, një femër kosovare, punëtore në një market ka raportuar për një të dyshuar që ka bërë pagesën e gjësëndëve me një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar, përcjell Demokracia.com
‘’Gjilan 10.01.2021-20:10. Ankuesja femër kosovare punëtore ne një market, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka bërë pagesën e gjësendeve me një kartëmonedhë prej 50 euro qe dyshohet te jete e falsifikuar’’, njofton policia në raportin 24-orësh.
Gjithashtu raportohet se monedhe e dyshuar është konfiskuar./Demokracia.com