Lajme
Bie nga ekskavatori, vdes një person në Prizren
Demokracia
13:14 | 12 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore kanë konfirmuar vdekjen e një personi në Prizren.

Sipas policisë, viktima ka rënë nga ekskavatori në tokë derisa ishte duke punuar, përcjell Demokracia.com.

“Prizren 11.02.2021-0840.  Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar me ekskavator  përnjëherë ka rënë në tokë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja e tij ”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme