Policia e Kosovës është duke hetuar një rast në Suharekë, ku dyshohet se një vajzë është shantazhuar nga një person me të cilin ishte në lidhje.
Policia përmes raportit 24 orësh njofton se viktima femër ka raportuar se është shantazhuar nga një person, me disa fotografi të cilat ia kishte dërguar, shkruan Demokracia.com.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje dhe të cilit i ka dërguar foto-video, i njëjti duke e shantazhuar se do i publikoj fotot në rrjetet sociale në vazhdimësi i ka kërkuar para.”, thuhet në raport.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/