Policia daneze ka arrestuar 13 persona gjatë javës së fundit, ndërsa policia gjermane ka arrestuar një tjetër.
Sipas policisë, të njëjtit dyshohen se janë përpjekur të prodhojnë eksplozivë dhe kanë planifikuar një sulm terrorist në Danimarkë ose Gjermani, shkruajnë mediat e huaja transmeton Demokracia.com
“Trembëdhjetë persona janë arrestuar në Danimarkë javën e fundit për marrjen e armëve të zjarrit dhe përbërësve për të bërë eksplozivë nën dyshimin e planifikimit të një sulmi terrorist në Danimarkë ose Gjermani,” u tha policia daneze gazetarëve në një konferencë të gjatë ditës së sotme.
Polica njofton se në mesin e sendeve të gjetura ishin një flamur i shtetit islamik, një pushkë gjuetie dhe pajisje ndezëse për eksplozivë.
Arrestimet pasuan nga një operacion i përbashkët për zbatimit të ligjit danezo-gjermane./Demokracia.com/