Ju mund të keni përdorur butonin blu në tharëse flokësh për qëllimin e gabuar, ose ndoshta jastëku juaj i udhëtimit nuk ju bënte të ndiheni shumë rehat.
Kjo ndodh sepse ndonjëherë ne nuk dimë saktësisht se si t’i përdorim disa produkte në mënyrën e duhur dhe zbulimi i tyre do t’i bëjë gjërat shumë më të lehta për të gjithë ne, thonë nga Bright Side.
1. Jastëkët e udhëtimit në fakt vendosen përpara dhe është më e rehatshme kjo mënyrë.
2. Butoni blu në tharëse flokësh nuk ka për qëllim të ftohni veten kur nxeheni, është për të vendosur modelet e flokëve tuaj.
3. Pakot e gjata të sheqerit, duhet të thyhen përgjysmë mbi gotë. Është më e lehtë të nxjerrësh sheqerin dhe nuk do të kesh copa të vogla letre që fluturojnë përreth.
4. Jastëkët e pambukut me 2 anë janë për përdorime të ndryshme. Ana e butë është për heqjen e grimit. Ana e stampuar është për heqjen e manikyrit.
5. Kartat e karrocave të blerjes, janë për varjen e çantave pasi të kaloni arkë. Kjo është për t’ju dhënë më shumë hapësirë brenda karrocës. /Demokracia.com/