Lajme
Përfaqësuesit e Listës Serbe shihen në Jarinje bashkë me protestuesit
Demokracia
10:01 | 20 Shtator 2021

Share:

Në vendin ku janë grumbulluar serbët lokal, në Jarinje, në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet në targa të automjeteve, tashmë kanë arritur edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Ata kanë vendosur kamionë në mes të rrugës për të bllokuar lëvizjen e automjeteve në hyrje dalje.

Indeksonline ka siguruar foto të përfaqësuesve të Listës Serbe.

Policia u ka kërkuar atyre të lirojnë rrugën dhe të protestojnë në forma tjera, mirëpo pavarësisht kësaj kërkese ata janë të vendosur për të qëndruar në mes të rrugës.

Të ngjashme