Lajme
Gjendet e mitura nga Prishtina që u raportua e zhdukur, thotë se u sulmua seksualisht
Demokracia
09:42 | 20 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur e mitura e cila është raportuar e zhdukur ditë më parë.

Në raportin e PK-së thuhet se ajo është paraqitur në stacion policor  së bashku me familjarët  e saj  dhe ka raportuar se është sulmuar seksualisht, përcjell Demokracia.com.

“Prishtinë , 17.09.2021 – 17:30.  Në lidhje me rastin është raportuar se me  18.09.2021 viktima femër kosovare (e mitur) e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur,   është paraqitur në stacion policor  së bashku me familjarët  e saj  dhe ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./Demokracia.com/

Të ngjashme