Një vajzë ka vdekur pasi që është goditur nga vetura, mbrëmë në Prizren.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se vdekje e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor, përcjell Demokracia.com.
“Rr. Brigada 125, Prizren, 19.09.2021-21:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren femër, e cila pasi dërgohet në spitalin rajonal të Prizrenit ka ndërruar jetë. Vdekje e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/.