Lajme
Nga sot hyrja nga Serbia në Kosovë vetëm me targa RKS
Demokracia
09:14 | 20 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Nga sot nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, por vetëm atyre me RKS. Ata që posedojnë këto targa, nuk do të lejohen të kalojnë kufirin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se shtimi i forcave policore në veri të vendit, është në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve, shkruan Demokracia.com.

“Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka se thënë më tej se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS”./Demokracia.com/

Të ngjashme