Lajme
Partia e Putinit drejt fitores, pretendohet se kishte mashtrime në vota
Demokracia
08:40 | 20 Shtator 2021

Share:

Partia e Presidentit Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, duket se do të ruajë shumicën e saj në zgjedhjet parlamentare të vendit, pavarësisht rënies së mbështetjes.

Një sondazh parashikoi një fitore të fortë për partinë në pushtet, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Kritikëve më të zëshëm të Putinit iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhje, dhe ka pasur raporte të shumta për mbushjen e votave dhe votimin e detyruar.

Komisioni zgjedhor hodhi poshtë pretendimet.

Në grupin e tij fillestar të rezultateve, komisioni tha se me 64 për qind të votave të numëruara, Rusia e Bashkuar kishte fituar gati 48%, e ndjekur nga Partia Komuniste me rreth 21 për qind./Demokracia.com./

Të ngjashme