Lajme
COVID-19: Mbi 9 mijë raste aktive në Kosovë
Demokracia
07:32 | 20 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive në Kosovë është 9 mijë e 764.

Në njoftimin e MSH-së po ashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të vdekjes, ndërsa nga 5 mijë e 798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Sipas MSH-së në 24 orët e fundit janë dhënë 19 mijë e 193 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës. Deri më sot 439 mijë e 723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 5.798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 9.764./Demokracia.com/

Të ngjashme