Lajme
Rrëzohet aeroplani, të dy pilotët “fluturojnë jashtë”
Demokracia
07:25 | 20 Shtator 2021

Share:

Një aeroplan ushtarak u rrëzua në një lagje të Teksasit të dielën në mëngjes, duke dëmtuar tri shtëpi dhe duke zhvendosur banorët, tha policia.

Sipas mediave të huaja, përcjell telegrafi, përplasja ndodhi rreth orës 11:15 të mëngjesit ndërkohë që bëhet e ditur se dy pilotët u hodhën jashtë para rrëzimit.

Një nga parashutat e pilotit u kap në linjat e energjisë, ndërsa piloti tjetër u gjet aty pranë.

Të dy pilotët janë transportuar në institucionet mjekësore për vlerësim dhe janë në gjendje stabile.

Aeroplani kishte kryer një fluturim stërvitor rutinë.

https://www.youtube.com/watch?v=828OzSikfhA

Të ngjashme