Lajme
Deputetët sot rikthehen në Kuvend, ky është rendi i ditës
Demokracia
07:13 | 20 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Deputetët e Kosovës sot do të rikthehen në Kuvend, për seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor.

Seanca plenare e Kuvendit do të fillojë në orën 10:00, përcjell Demokracia.com.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme