Lajme
Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Demokracia
23:03 | 19 Shtator 2021

Share:

Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19 janë aktualisht në Kosovës.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i rasteve pozitive me koronavirus ka shkuar në 159 mijë e 107, ndërsa 2 mijë e 899 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 9 mijë e 764. Kurse deri tani 146 mijë e 444 pacientë janë shëruar nga COVID-19.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 19 mijë e 193 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.

Deri më sot 439 mijë e 723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme