Është mbyllur pa fitues derbi i javës së katërt në kampionatin elitar të Italisë.
Juventusi dhe Milani kanë ndarë pikët duke luajtur 1-1 në “Allianz Stadium”, shkruan Demokracia.com.
“Zonja e Vjetër” ishte e para në avantazh qysh në minutën e katërt me golin e sulmuesit spanjoll, Alvaro Moratës.
Me rezultatin 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.
“Rossonerët” gjetën forcën në minutën e 79-të, me kroatin, Ante Rebic që realizoi me kokë pas harkimit nga këndi i Tonalit.
Ky rezultat nuk i konvenoi asnjërës palë, pasi Juventusi vazhdon të mbetet pa fitore dhe në zonën e kuqe me vetëm dy pikë.
Derisa edhe Milani dështoi të bëhej lider i Serisë A. “Kuqezinjtë” kanë 10 pikë dhe janë në vendin e dytë. /Demokracia.com