Sport
Bardhi për fitoren e madhe në Gjilan: E kemi ditur që do triumfojmë
Demokracia
18:38 | 19 Shtator 2021

Share:

Ulpiana ka shkatuar befasinë e javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e sapopromovuar në elitë ka mposhtur 2-3 Gjilanin, një nga kandidatët për titull të kampionit, shkruan Demokracia.com.

Ndihmëstrajneri i Ulpianës, Visar Bardhi ka befasuar me deklaratën duke u shprehur se ata e kanë pritur këtë tre pikësh.

“Ne e kemi ditur që do të triumfojmë në Gjilan, pas të gjitha ndeshjeve të bukura por që nuk e kemi pasur fatin. Në Gjilan kemi dhënë maksimumin dhe arritëm fitoren. Çdo ndeshje jemi të motivuar, por tani do të jemi edhe më të motivuar pas kësaj ndeshje”, deklaroi Bardhi për ArtSport. /Demokracia.com

Të ngjashme