Lajme
Vuçiq mbron “Ballkanin e Hapur”: Të gjithë kanë përfituar edhe nëse Prishtina do të jetë pjesë e saj di të përfitojë
Demokracia
16:32 | 19 Shtator 2021

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përfunduar vizitën e tij të punës në Turqi, ku zhvilloi një takim me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan në Stamboll.

Vuçiq mbrojti me forcë nismën “Ballkani I Hapur”. Ai theksoi se përfitimet janë të mëdha për të gjitha shtetet ndaj ai fton edhe Prishtinën që t’i bashkohet projektit.

“Sigurisht, Serbia do të përfitojë nga nisma “Ballkani i Hapur”, por edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, i gjithë rajoni. Dhe nuk ka dyshim që Prishtina nëse do dëshironte të merrte pjesë dhe ata gjithashtu do të kishin një përfitim të madh” tha ai.

“Presidenti Erdogan ka mbështetur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi. Por ne nuk u fokusam vetem tek Kosova por tek i gjithë rajoni”, tha ai ndër të tjera./Newss

Të ngjashme