Kryendeshja e javës së pestë në kampionatin elitar të Kosovës zhvillohet sot.
Stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj është vendtakimi i çiftit Drenica – Drita, shkruan Demokracia.com.
Dy skuadrat që nuk dinë humbje në këtë fillim të edicionit synojnë ecurinë pozitive edhe në këtë përballje.
Trajneri i vendasve, Tahir Lushtaku dhe ai i Dritës, Ardian Nuhiu kanë vendosur për formacionet startuese.
Takimi ndërmjet “kuqezinjve” dhe “bardhekaltërve” fillon nga ora 16:00.
Formacionet zyrtare:
Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Qaqi, Jashari, Hamiti, Lushtaku, Gashi, Silva, Veliqi, Uka, Noye.
Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakqori, Broja, Jashari, Ajzeraj, Vucaj, Muja, Tahiri. /Demokracia.com