Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar deklaratën e shefit të tij, Avdullah Hoti për ndarjen e votës në familje.
Selmanaj thotë se është telashe kur të rinjve në Kosovë fillon t’i shpërlahet truri, e që kjo praktik ka filluar qysh para 7, 8 viteve në Kosovë.
“Nuk është telashe nëse njerëzit në familje mendojnë ndryshe por është telashe kur i shpërlahet truri i të rinjve dhe kjo ndodh me ligjërata në shkolla të mesme që një organizim politik i bën. E kjo është telashe serioze na ka ndodhë në 7 vjetët 8 vjetët e fundit”, tha Selmanaj në RTV Dukagjini, përcjell Demokracia.com
Tutje, ai shtoi se LDK ka gabuar kur ka bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje sepse kjo i solli vendit raportet jo të mira me SHBA-në.
“I themi popullit sot, kemi gabuar, kemi bërë një eksperiment i cili doli me rezultat katastrofal, deri në atë situatë sa na i pruni të kontesuteshme raportin me ShBA-të, na vendosën sanksione”, tha ai.