Lajme
Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
Demokracia
07:20 | 12 Shkurt 2021

Share:

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por i ftohët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s, përcjell Demokracia.com

Ndërsa gjatë ditës së nesërme masat e ajrit me origjinë nga veriu do të vazhdojnë të fuqizohen duke krijuar kushte për mot të vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s./Demokracia.com

Të ngjashme