Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, është nderuar nga Konfederata Evropiane e Volejbollit.
Konfederata Evropiane e Volejbollit-CEV, ka nderuar me “pin” të artë Gjinovci për zgjedhje në krye të FVK, për mandatin e ri.
Nënpresidenti i CEV, Renato Arena i dorëzoj dhuraten nga CEV kryetarit Gjinovci, në fund të Asamblesë së Përgjithshme.
Asambleja e Përgjithshme është mbajtur sot (e shtunë) në Poloni, teksa në të mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi. /Demokracia.com