Nuk ka asnjë intervistë të Drenthe, që nuk lë një titull vështirë për t’u harruar.
Ne kemi dëgjuar prej tij se “në Rusi kishte vodka në autobusin e ekipit” deri te “Robinho e ktheu bodrumin e tij në Madrid në një klub nate”.
Shumë nga këto dëshmi i referohen asaj pjese jashtë futbollit të holandezit dhe asaj kohe që kaloi në Madrid. Tani, holandezi ka folur për revistën “Voetbal International”, ku e bëri tëqartë admirimin e tij për Cristianon dhe etikën e tij të punës:
“Në kulmin e moshës time, nuk bëja shumë stërvitje. 75 për qind e grupit ishte pastruar pas stërvitjes, kishte bërë dush dhe më pas shkuar direkt në shtëpi. Ronaldo ishte duke bërë një stërvitje shtesë, ndërkohë, në palestër ose me goditje dënimi. E kam parë me sytë e mi sa investonte ai për veten si futbollist, shumë më tepër sesa lojtari mesatar”.
Ajo disiplinë stërvitore zbatohej gjithashtu në jetën e tij private nga Cristiano. Gjatë sezonit, ai ishte i rreptë në dietën ushqimore. I pyetur nga Drenthe për darkat që mbanin te Real Madridi (2009), holandezi deklaroi:
“Ronaldo pëlqente proshutën, por një fetë dhe kaq mjaftonte. Ndërkohë, ne të tjerët hanim si të çmendur. Pak verë të kuqe? Jo, kurrë nuk e pashë Cristianon të pinte gjë tjetër përveç ujit”.
Prillin e kaluar, në të njëjtin medium holandez, Drenthe ishte i sinqertë kur u pyet për jetën e tij jashtë futbollit, në Madrid: “Kam pasur kaq shumë netë të bukura me Guti… Shpesh shoqërohesha me Wesley Sneijder, Robinho dhe Gonzalo Higuaín.
Uesli dhe unë mund ta kalonim vijën e kuqe herë pas here. Kishte raste kur edhe Higuaín e tepronte”. /Demokracia.com