Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se ka qenë kundër koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kështu deklaroi ai në RTV Dukagjini, teksa ka folur për shkarkimin e tij nga Albin Kurti, sa ky i fundit ishte kryeministër.
“E kam ditur se një koalicion i tillë nuk funksionon, por ka qenë mendim i shumicës së Kryesisë në LDK për koalicion pas zgjedhor”, tha Veliu.
Vlen të theksohet se Veliu gjatë Qeverisë Kurti shërbente si Ministër i Brendshëm, por nga kjo pozitë e kishte shkarkuar Albin Kurti.
Ndryshe, Veliu kandidon për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit me LDK-në./Demokracia.com/