Kampioni i Evropës, Bayern Munich nuk njeh kufij. Gjermanët sot kanë arritur të triumfojnë edhe në finalen e Kupës së Botës për klube, shkruan Demokracia.com.
“Bavarezët” shënuan fitore minimale 1:0 ndaj Tigres për t’u stolisur me trofeun e Kupës së Botës.
Ka mjaftuar goli i mbrojtësit francez, Benjamin Pavard në minutën e 61-të, që skuadra gjermane të triumfojë në këtë kompeticion.
Bayerni shënoi edhe në minutën e 18-të me Kimmich, por goli u anulua nga VAR-i me pretendimin për pozicion jashtë lojës. Ky ishte një trofe historik për bavarezët pasi është i 6 brenda 9 muajve, gjë e cila nuk ishte arritur më parë. /Demokracia.com