Sport
Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi: Klubi jonë i ka vazhdimisht dyert e hapura për lojtarët e mëdhenj
Demokracia
22:16 | 17 Shtator 2021

Share:

Futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Besart Berisha, sot ka mbërritur në Kosovë dhe është shprehur i gatshëm për sfidën e radhës me FC Prishtinën.

Më 15 shtator, FC Prishtina kompletoi një nga transferimet më të mëdha në vendin tonë.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës vendosi që t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojë e fituar në futbollin botëror për ekipin prishtinas.

Berisha sot mbërriti në kryeqytet, teksa në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” u prit nga presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi.

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, për “Sporti në RTK” tha se transferimi i Besart Berishës është një dhuratë për 100 vjetorin e klubit.

“Natyrisht që ka të bëj edhe me 100 vjetorin. Ka të bëj edhe me karrierën e tij, eksperiencën e tij. Klubi i Prishtinës është dëshmu edhe më herët me lojtar të mëdhenj, të cilët kanë qenë edhe si trajner si Fadil Muriqi, pastaj ka qenë edhe si drejtor gjeneral Fadil Vokrri, pastaj ka qenë Skënder Shengyli, Kujtim Shala e shumë e shumë të tjerë. Prishtina i ka vazhdimisht dyertë e hapura për lojtarët e mëdhenj, të cilët vërtetë kanë bërë karrierë të bujshme.

Mendoj që do të jetë një motiv shtesë për lojtarët tjerë dhe publikun për ta parë një lojtar, i cili më të vertetë ka pasë një karrierë jashtëzakonisht të mirë në Australi apo kudo që ka luajtur; në Bundesligë, Kombëtaren e Shqipërisë, Kombëtaren e Kosovës. Dhe, për ta pasë një lojtar me një bagazh të tillë është për neve nder si klub. Kështu që nuk kemi hezituar aspak, derisa Besarti ishte i gatshëm. Besoj që do të ndihmojë mjaft edhe në Prishtinë” – tha fillimisht Ejupi.

Tutje, presidenti i klubit më të trofeshëm kosovar foli edhe për raportimet e bëra rreth pagës së Besart Berishës, teksa tha se me lojtarin kanë arritur shumë shpejt marrëveshje.

“Nuk ka qenë në pyetje ndonjë pagë e majme. Besarti ka kryer edhe anën financiare nëpër ato klube të mëdha ku ka luajtur. Besarti do ta ketë një rrogë mesatare, sikur standardi që është në klubet tjera apo Prishtina që i ka me lojtarët e tjerë. Edhe ne, edhe Besarti shumë shpejt kemi rënë dakord. Nuk e di sa qëndrojnë ato se a ka pasur të shkojë diku tjetër, por Prishtina është kryeqytet dhe vazhdimit ka përparësi”, deklaroi Ejupi. /Demokracia.com

Të ngjashme