Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takimin e kësaj pasdite që pati me emisarin e BE-së Miroslav Lajçak e ka konfirmuar se Kosova mbetet e angazhuar për marrëdhënie të mira fqinjësore.
“Pas takimit tonë të së mërkurës, këtë pasdite pata një takim me Miroslav Lajçak para nisjes për në Shkup. Kam ripohuar angazhimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për perspektivën e përbashkët europiane të rajonit”, ka shkruar Kurti.
Më herët në një konferencë për media, Lajçak ka thënë se e rëndësishme është që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë derisa për datën e takimit të ardhshëm njoftoi se do të caktohet pasi të flasë edhe me palën serbe.
Ai do të shkojë në Beograd të hënën dhe të martën.
Following our meeting on Wednesday, this afternoon I had a courtesy meeting with @MiroslavLajcak before his departure to Shkup/Skopje.
I reaffirmed Kosova’s commitment to good neighbourly relations and to the shared European perspective of the region.— Albin Kurti (@albinkurti) September 17, 2021