Lajme
19 të vdekur dhe 279 raste të reja me COVID-19
Demokracia
15:00 | 17 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve, 19 persona kanë vdekur.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 6 mijë e 79 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

17 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 12.464./Demokracia.com/

Të ngjashme