Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është realizuar për herë të parë Rezonanca Magnetike e tërë trupit.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se kompletimi i programeve softuerike, trajnimi i personelit dhe organizimi i shërbimeve tjera, mundësuan që të bëhet ky incizim i avancuar, shkruan Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është realizuar për herë të parë Rezonanca Magnetike e tërë trupit.
Kompletimi i programeve softuerike, trajnimi i personelit dhe organizimi i shërbimeve tjera, mundësuan që të bëhet ky incizim i avancuar.
Nevojat e popullatës dhe të klinicistëve për këtë incizim shumë të shtrenjtë, janë ekstremisht të mëdha dhe në të ardhmen planifikohet organizimi adekuat i këtij shërbimi për pacientët./Demokracia.com/