Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person, i cili ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj dhe i dënur me burgimi prej 1 muaji.
Në njoftimin e policisë thuhet se pas kompletimit të dokumentacionit, dërgohet në vuajtje të dënimit, shkruan Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet personi i kërkuar
Policët nga stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që të arrestojnë personin me inicialet M.A. ( m/K), 28 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , me dënim burgimi prej 1 muaji (30 ditë).
Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Demokracia.com/