Lajme
“2.7 milionë euro për 3 mijë të rinj kosovarë”
Demokracia
12:25 | 17 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka siguruar mbështetje nga Qeveria Japoneze dhe Banka Botërore për të rinjtë në Komunat e Kosovës.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se qeveria ka siguruar 2.7 milionë euro për 3 mijë te rinj nga 10 komunat e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Komunat pjesëmarrëse janë: Gllogoci, Hani Elezit, Rahoveci, Skenderaji, Vushtrria, Juniku, Kaçaniku, Ferizaji, Ranillugu dhe Zveçani”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

2.7 Milion, 3000 te rinjë, 10 Komuna, Qeveria e Kosovës siguron mbështetje nga Qeveria Japoneze dhe Banka Botërore për të rinjët në Komunat e Kosovës

Sot, së bashku me Kryeministrin z. Albin Kurti, Zëvendëskryeministren znj. Emilija Redzepi, Të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori Ogasawara, Menaxherin e Bankës Botërore, Zyra në Kosovë, z. Massimiliano Paolucci dhe Kryetarët e Komunave të përzgjedhura kemi nisur projektin “Komunat për të Rinjtë në Kosovë” (M4Y) në një ceremoni të organizuar publikisht duke respektuar rreptësisht masat anti-Covid-19.

Objektivi i ‘M4Y’ është përmirësimi i përfshirjes socio-ekonomike të së paku 3,000 të rinjve të margjinalizuar në Kosovë nëpërmjet aktiviteteve të nxitura nga të rinjtë për angazhimin qytetar dhe ngritjen e aftësive.

Komunat pjesëmarrëse janë: Gllogoci, Hani Elezit, Rahoveci, Skenderaji, Vushtrria, Juniku, Kaçaniku, Ferizaji, Ranillugu dhe Zveçani./Demokracia.com/

Të ngjashme